Shala nënshkroi tri udhëzime administrative të ligjit për ndërtim

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala nënshkroi tri Udhëzime Administrative të dala nga Ligji nr. 04/L –110 për Ndërtim.

Lajme

23/05/2017 17:32

Këto Udhëzime Administrative i zëvendësojnë udhëzimet paraprake me emërtime të njëjta.

Udhëzim administrativ mmph-nr.04/2017 për kategorizimin e ndërtimeve.

Udhëzim administrativ mmph nr.05/2017 për përcaktimin e procedurave për përgatitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kushte ndërtimore, leje ndërtimore dhe leje rrënimi për kategorinë e i-rë dhe të ii-të të ndërtimeve

Udhëzim administrativ mmph nr.06/2017 për mbikëqyrje inspektuese dhe procedurën për lëshimin e certifikatës së përdorimit

Udhëzimet Administrative kanë për qëllim thjeshtësimin e procedurave për aplikim dhe shqyrtim të kërkesave për Kushte Ndërtimore, Leje Ndërtimore dhe Leje Rrënimi.

Procedurat për aplikim bazohen në kategoritë e ndërtimeve, me ç’rast kategoritë me rrezikshmëri më të ulët kanë me pak procedura.

Njëkohësisht, Udhëzimi Administrativ për mbikëqyrjen Inspektuese përcakton procedurat e mbikëqyrjes inspektuese në mënyrë që të sigurohet se ndërtimi realizohet sipas legjislacionit në fuqi dhe i plotëson kërkesat për siguri, mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e qytetareve në përgjithësi.

Këto Udhëzime qojnë drejt reformave në ndërtim ku me procedura të qarta, thjeshta dhe transparente Kosova behet konkurruese për investime si nga brenda ashtu dhe nga jashtë.

Udhëzimet Administrative hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga Ministri i MMPH-se Ferat Shala, të cilat janë nënshkruar sot, me datë 23.05.2017.