Shala: Ndeshje shumë të vështira, “Dardanët” na ndihmojnë shumë
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala është deklaruar para ndeshjeve të shtatorit.

Sport
Shala për faqen zyrtare të FFK-së i cilësoi tre kundërshtarët e radhës shumë të vështirë, por beson që skuadra është e gatshme, shkruan lajmi.net.
Shala tha se duhet të përqendrohen derisa kishte disa fjalë edhe për “Dardanët”.
“Tre ndeshje shumë të vështira, lojën e parë e kemi jashtë kundër një kundërshtari shumë të mirë, por synimi është të marrim pikë dhe këto ditë duhet me u përqendru dhe me u bë gati për ndeshje”.
“Stërvitja u dok shumë mirë, të gjithë lojtarët kanë udhëtuar dhe ka qenë stërvitje me insitet, duhet me u përgatit për lojën kundër Gjeorgjisë”.
“Jemi si skuadër gjithmonë pozitiv dhe jemi gjithmonë bashkë dhe tash na vyn edhe rezultate pozitive për me shku edhe me lartë. Dardanët na kanë ndihmuar shumë dhe do na ndihmojnë edhe nëse nuk janë në stadium, e dimë që gjithmonë janë me neve”, nënvizoi ai.
Kosova me 2 shtator përballet me Gjeorgjinë, pastaj me 5 shtator me Greqinë dhe në fund me 8 shtator ndaj Spanjës./Lajmi.net/
