Shala: LDK pa Rugovizmin s’ka asnjë kuptim

Kujtim Shala nga LDK ka thënë se nëse thuhet se Rugovizmi nuk është për ta tashmen është interpretim i gabuar.

Lajme

20/09/2019 23:41

“LDK pa Rugovizmin s’ka asnjë kuptim”, ka thënë Shala.

“Rugovizmi nuk është vetëm politikë por mënyrë e sjelljes. Rugovizmi është respektimi i kundërshtarit  kosovocentrizmi, miqësitë me partnerët tanë…këto e përbëjnë Rugovizmin. Të heqim nga dorë nga këto le që s’do të kemi LDK por as shtetin.  Kërkohet nga kandidatja jonë për Kryeministre që të heqë dorë nga Rugovizmi. Të tjerët copëtohet për të qenë rugovistë”, ka thënë Shala në Klan Kosova.

“Një përfaqësuese e LDK-së që është numri një i listë është rugoviste. Ajo di të respektojë normat e shtetit, opozitën, do të punojë bashkë me ta dhe do të rihap dyert e Kosovës. Dyert që janë mbyllur për të gjithë këta. Rugovizmi është korrektësi, raport”.