Shala: Ky mandat qeverisës Kosovës i ka kushtuar rreth 1.7 miliardë euro dëm ekonomik

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një financim prej 90 milionë eurosh nga Banka Botërore, i cili është alokuar që nga maji i vitit të kaluar, por ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, në…

Lajme

28/06/2025 21:58

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një financim prej 90 milionë eurosh nga Banka Botërore, i cili është alokuar që nga maji i vitit të kaluar, por ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, në një intervsitë për dokumentarin “Expose”, thotë se Kosova gjatë kësaj qeverie ka humbur 1 miliardë euro duke importuar energji.

Shala tregon se gjatë këtij mandati qeverisës të LVV-së, Kosova ka humbë rreth 300 miliardë euro fonde të ndryshme të BE për shkak të sanksioneve që Kosova ka.

Ndër të tjera ai thekson se ky mandat qeverisës Kosovës i ka kushtuar rreth 1.7 miliardë euro dëm ekonomik.

“Është e vërtetë e madhe që Kosova ka humbë shumë dhe po vazhdon të humbë shumë me një qeverisje të cilën realishit ministri Murati dhe Albin Kurti e kanë pasur gjatë këtij mandati qeverisës. Kosova jo vetëm që po i rrezikon 90 milionë por i ka humbur 1 miliardë euro gjatë kësaj qeverie në importet e energjisë, pra 1 miliardë euro Kosova i ka nxjerrë jashtë shtetit duke importuar energji, pra paketa energjietike vendit i ka kushtu për një mandat qeverisës 1 miliardë euro.

Kosova në këtë mandat qeverisës i ka humbë 230 milionë euro fonde të EMSS të ndara për gasin i cili kurrë nuk është realizuar dhe tashmë kemi projektin e dështuar edhe të baterive të pretenduara të kësaj qeverie. Kosova ka humbë rreth 300 miliardë euro fonde të ndryshme të BE për shkak të sanksioneve që Kosova është. Pra ky mandat qeverisës vendit i ka kushtuar 1,7 deri 1.8 miliardë euro, dëm ekonomik, klasik dhe të matshëm, dhe pa e llogaritur këtu dëmin e pjesës tjetër të deficitit tregtar, pa e llogaritur dëmin e inflacionit, pa e llogaritur shkallën e ulët si asnjëherë tjetër të realizimit të investimeve kapitale dhe shumë projekte tjera tashmë të parealizuara”, tha ai për GazetaBlic.

Deputeti Shala thotë se fajtorët kryesor se Kosova është në sanksione janë institucionet e shtetit që kanë udhëhequr tash e 6 vite, ku shton se nuk mund ta hedhësh fajin te opozita për shkak të paftësisë menagjeriale dhe politikave të gabuara.

“Ne duhet ta kemi të qartë që Kosova është nën sanksione de fakto dhe dejure të BE, dhe fajtorë kryesor janë institucionet e shtetit që kanë udhëhequr dhe menaxhuar tash e 6 vite me institucionet e Republikës së Kosovës, nuk mund ta hedhësh fajin te opozita për shkak të paaftësisë menagjeriale dhe politikave krejtësishtë të gabura brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai thotë se Kosova edhe këtë vit po humbë një buxhet prej 3.5 miliardë euro, dhe po humbë imazhin si vend prespektiv për zhvilim dhe investime.

“Ne i kemi 5 vite praktikisht qeverisje me buxhet, Kosova po e humbë edhe këtë vitë një buxhet prej 3.5 miliardë euro, tash jemi në fund të muajit të 6 nuk kemi rishqyrtim buxhetor, nuk kemi raporte për shpenzime të buxhetit nuk kemi asnjë të dhënë zyrtare për mënyrën e hargjimit buxhetor për këtë vit. Por edhe nëse i shtojmë buxhetet e 4 viteve të kaluara në esencë ne nuk kemi realizuar projekte të pritshme dhe të duhura për zhvillimin e vendit. Pra kemi shumë dëme si në askpetin ekonomikë, social, politik e kështu me radhë por me theks të vecantë Kosova ka humbë imazhin si vend prespektiv për zhvillim dhe investime, sot nuk kemi asnjë investitor të ardhur nga jashtë apo investitor strategjik që mund apo pret për një projekt të caktuar”, përfundoi Shala.