Shala: Ky aktgjykim i Kushtetueses po i shkon për shtati Vetëvendosjes
Analisti Azdren Shala, i ftuar në emisionin “Kosova Today”, ka deklaruar se aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit po i përshtatet Vetëvendosjes. Sipas tij, ky vendim është vetëm një “teatër” për ta tërhequr vëmendjen e publikut, ndërkohë që në sfond po përgatitet një skenar i ri politik. “Ky aktgjykim po i…

Lajme
Analisti Azdren Shala, i ftuar në emisionin “Kosova Today”, ka deklaruar se aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit po i përshtatet Vetëvendosjes.
Sipas tij, ky vendim është vetëm një “teatër” për ta tërhequr vëmendjen e publikut, ndërkohë që në sfond po përgatitet një skenar i ri politik.
“Ky aktgjykim po i shkon për shtati Vetëvendosjes dhe po ju pëlqen.Kemi dy aktgjykime që secili i jep nga një muaj kohë, dhe kjo e shtyn Albin Kurtin të futet në vjeshtë afër zgjedhjeve lokale, me mundësi t’i mbajë dy palë zgjedhje bashkë”, tha Shala.
Ai paralajmëroi se mungesa e ndonjë mase juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet, i krijon hapësirë VV-së të zvarrisë procesin.
Sipas tij, kjo parti do të vazhdojë të propozojë kandidat “të papranueshëm” për postin e kryetarit të Kuvendit, derisa të kalojnë disa tentativa.
“Mbajeni mend, kur të dështojë tri herë mundësia e Albulena Haxhiut, atëherë do ta nxjerrin Dimal Bashën. Do të përdorin elementet më destruktive që kanë”, tha ai.