Shala kritikon mungesën e transparencës për ngritjen e tarifave të energjisë: Vendim politik, ZRrE-ja veç zëdhënëse e Qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar mungesën e transparencës dhe komunikimit në procesin e rritjes së tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, teksa propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji e ka quajtur vendim politik. Këtë vit, përveç “liberalizimit të tregut” për konsumatorët komercialë të mëdhenj, pritet edhe një rritje…

Lajme

25/03/2025 21:08

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar mungesën e transparencës dhe komunikimit në procesin e rritjes së tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, teksa propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji e ka quajtur vendim politik.

Këtë vit, përveç “liberalizimit të tregut” për konsumatorët komercialë të mëdhenj, pritet edhe një rritje prej 15% e tarifave në shërbimin universal të energjisë elektrike.

Sipas Shalës, procesi i përcaktimit të këtyre tarifave ka qenë jo transparent dhe pa një debat të mirëfilltë publik.

“Ka mungesë të transparencës, ka mungesë të madhe të komunikimit dhe debatit të mirëfilltë para se të vijmë në këtë fazë. Nuk kemi informacione të sakta se si ka ardhur deri te 30, e se si te 15 për qindëshi i propozimit. Ka mungesë të transparencës të metodologjisë së kalkulimit, ka mungesë të dhënie së një opinioni të qartë të institucioneve shtetërore, në këtë rast Qeverisë dhe ZRrE, se cilat kategori do të preken më shumë”, ka thënë Shala në RTV Dukagjini.