Shala kritikon ministren Pacolli: Vendimi për parqet kombëtare është i jashtëligjshëm dhe i pazbatueshëm

Deputeti i PDK, Ferat Shala, ka reaguar ndaj vendimit të ministres Fitore Pacolli për ndalimin e çdo aktiviteti ndërtimor brenda parqeve kombëtare. Ai ka theksuar se, edhe pse qëllimi i vendimit është mbrojtja e natyrës, mënyra si është formuluar e bën atë të jashtëligjshëm dhe të pazbatueshëm. Përmes një postimi në Facebook, Shala ka theksuar…

Lajme

12/03/2026 10:47

Deputeti i PDK, Ferat Shala, ka reaguar ndaj vendimit të ministres Fitore Pacolli për ndalimin e çdo aktiviteti ndërtimor brenda parqeve kombëtare. Ai ka theksuar se, edhe pse qëllimi i vendimit është mbrojtja e natyrës, mënyra si është formuluar e bën atë të jashtëligjshëm dhe të pazbatueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Shala ka theksuar se është e panevojshme të përfshihet një ndalim i ri për aktivitetet ndërtimore pa leje, pasi këto tashmë ndalohen nga ligji dhe shkelësit dënohen edhe me burgim.

“Përfshirja e një ndalimi të tillë në një akt të ri ligjor krijon përshtypjen e një mase të re, ndërkohë që në realitet bëhet fjalë për një ndalim që ekziston tashmë në legjislacionin aktual, por që mekanizmat shtetëror nuk kanë pasur mundësi ose gatishmëri ta zbatojnë,” ka shkruar Shala.

Ai ka theksuar se vendimi i ministres duhet rishikuar në mënyrë që të jetë i qartë, i zbatueshëm dhe në përputhje me ligjin aktual. /Lajmi.net/