Shala i PDK-së për sondazhet: Jo reale dhe nuk kanë asnjë bazë në teren

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala ka folur për sondazhet e fundit të publikuara ditëve të fundit në mediat tona.

Lajme

05/02/2021 23:42

Shala tha se asnjë nga këto sondazhe nuk përkojnë me terenin sepse sipas tij, në teren PDK-ja po përkrahet.

“Është i paqëndrueshëm, i pavërtet dhe jo real dhe nuk ka asnjë bazë në teren. Ata që e kanë bë janë të pasinqertë me PDK sepse nuk është real. 100% e thotë të kundërtën ata që e kanë bërë do të skuqen kur dalin rezultatet”, tha ai.

Ai pati një porosi për ata që po i bëjnë sondazhet.

“Jeni korit me të kaluarën tonë, me shokët e juaj, do t’ju demantojmë me 14 shkurt”, tha ai.