Shala i PDK-së: Kosova s’ka importuar kurrë më shumë se tani nga Serbia

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka publikuar një grafikë që sipas tij janë të dhëna që tregojnë rritjet e importeve të Kosovës me shtetin serb. Me anë të një postimi në Facebook, Shala është shprehur se ngritja e importeve serbe nga viti 2020 në vitin 2021 është 82.30% apo +124.2 milion euro, ndërsa nga viti…

Lajme

17/01/2023 13:16

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka publikuar një grafikë që sipas tij janë të dhëna që tregojnë rritjet e importeve të Kosovës me shtetin serb.

Me anë të një postimi në Facebook, Shala është shprehur se ngritja e importeve serbe nga viti 2020 në vitin 2021 është 82.30% apo +124.2 milion euro, ndërsa nga viti 2021 në vitin 2022 është 24.20% apo +66.6 milion euro, përcjell lajmi.net.

Trendi i rritjes së importeve nga Serbia nën Qeverisjen Kurti, është në përmasa të jashtëzakonshme dhe atë ngritja nga viti 2019 në vitin 2020 kur fillon kjo qeverisje, është +25.47%. Ngritja e importeve serbe nga viti 2020 në vitin 2021 është 82.30% apo +124.2 milion euro, ndërsa nga viti 2021 në vitin 2022 është 24.20% apo +66.6 milion euro. Në total ngritja e importeve serbe nën këtë qeverisje është 126.4% apo +190.8 milion euro, nëse krahasohet viti 2022 me vitin 2020 kur në pushtet vije Kryeministri aktual.”, ka shkruar Shala.

Tutje, ai theksuar se Kosova ka nga shteti serb ka importuar 125.1 milion euro më shumë mallra për këtë periudhë, sesa nga shteti amë Shqipëria./Lajmi.net/