Shala i IKD-së: Seanca e sotme skenar i ri i LVV-së
Hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala, ka folur për seancën e sotme për konstituimin e Kuvendi të Kosovës, ku Lëvizjes Vetëvendosje i dështuan për t’u zgjedhur dy emra për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla. Në Klan Kosova, ai ka thënë se situate e tanishme është një skenar i ri nga Lëvizja Vetëvendosje. “Në…

Lajme
Hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala, ka folur për seancën e sotme për konstituimin e Kuvendi të Kosovës, ku Lëvizjes Vetëvendosje i dështuan për t’u zgjedhur dy emra për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.
Në Klan Kosova, ai ka thënë se situate e tanishme është një skenar i ri nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Në bazë të deklarimeve edhe të subjekteve politike që i pamë, i kemi mbi 30 deputetë që i kanë votat për kryetar të Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës po thotë kushdo tjetër të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, vetëm të mos jetë pjesë e Qeverisë Kurti”.
“Në këtë situatë, nëse vazhdohet në këtë mënyrë duke mos reflektuar me kandidatët për të cilët i kanë votat, apo duke mos bërë marrëveshje politike, thjesht është një skenar i radhës bllokues”, tha Shala.
Në fund, Shala u shpreh se seanca e sotme nuk do të duhej të përfundonte, por do të duhej të vazhdohej me emra të kandidatëve të tjerë.