Shala, drejtori i parë në Skenderaj që nuk është nga PDK-ja
Për herë të parë që nga përfundimi i luftës, në Komunën e Skenderajt është emëruar një drejtor që nuk i përket Partisë Demokratike të Kosovës.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2018/10/komuna-skenderaj-780x439.jpg)
Lajme
Kjo u arrit falë një marrëveshje bashkëpunimi në mes të PDK-së e AAK-së, pas zgjedhjeve të 17 tetorit.
Është Alban Shala që ka zënë postin e Drejtorit të Shërbimeve Publike në këtë komunë.
“Edhe pse jam drejtor nga një subjekt tjetër politik, këtu jemi gjithë të barabartë”, tha Shala.
Nga PDK thonë se kanë qenë të gatshëm që edhe subjekteve tjera t’iu besohen drejtori.
“Ne si PDK këta e kemi analizuar, por kemi dashur vet ta ndajmë pushtetin edhe pse fitoren e kemi patur bindëse”, tha Fadil Nura, kryetar i ri i komunës.
Kurse, drejtori Shala tashmë ka filluar projektin e parë, ku synon rregullimin e ndriqimit publik në gjithë qytetin.
![YouTube player](https://i.ytimg.com/vi/JH2Jzlmhv3c/maxresdefault.jpg)