Shala: 1 Maji i gjen të përçarë sindikalistët

Behxhet Shala thotë se gjendja e punëtorëve në Kosovë është shumë e rëndë. Ai për këtë i fajëson edhe sindikatat që, sipas tij, janë të përçara. Ndërkaq, vlerëson se BSPK nuk ka treguar mosinteresim për punëtorët.

Lajme

01/05/2014 18:06

Behxhet Shala, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ), ka thënë se mos organizimi i protestave për 1 Maj, është e habitshëm kur dihet gjendja e rëndë e punëtorëve në Kosovë.

Ai tha se BSPK ka treguar që moti se nuk i intereson fati i punëtorëve.

Shala në një prononcim për lajmi.net, gjendjen e punëtoreve në Kosovë e ka cilësuar si shumë të rëndë, për fajin e mos funksionimit të sindikatave.

“Gjendja e punëtorëve në Kosovë në përgjithësi nuk është e mirë. Dihet shumë mirë se papunësia në Kosovë është në minimumin në 45 për qind apo 65 për qind varësisht se ç’farë të dhënave ju referoheni”.

“Punëtorët në Kosovë nuk kanë ndonjë mbrojtje, organizimi sindikal i punëtorëve është jo i fuqishëm dhe i mbronë vetëm interesat e tyre”.

“Sindikatat më shumë ju përshtaten institucioneve dhe pikërisht gjendja e rëndë e punëtorëve është si rezultat i mosorganizimit sindikal, sepse janë të përçarë më shumë se partitë politike, dhe për këtë arsye më së shumti e pësojnë punëtorët”, tha Shala për lajmi.net.

BSPK nuk ka organizuar sot ndonjë protestë për këtë ditë por, e ka shënuar me një tryezë dhe me pritje të mysafirëve.

Ndërkaq, sipas Shalës, kjo është e habitshme kur dihet gjendja e punëtorëve në Kosovë.

“Në situata normale, punëtorët është dashur të dalin t’i kërkojnë të drejtat e tyre. Por, është e habitshme që askush nuk i ka ftuar të dalin të manifestojnë kërkesat e tyre. Madje, sindikata ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme për të protestuar, duke pasur parasysh se në vendin tonë, punëtorët kur të duan mund të largohen nga puna, sidomos në sektorin privat nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk paguhen me rregull, me muaj të tërë nuk marrin pagat dhe nuk kanë siguri afatgjate” .

“Mendoj që Kosova ka pasë të gjitha kushtet që në këtë ditë ta shprehë pakënaqësinë dhe gjendjen e rëndë në të cilin janë punëtorët e Kosovës”.

“BSPK ka kohë që ka tregu se nuk i intereson fati i punëtorëve. Në Kosovë, për dallim nga vende e tjera, BSPK po tregon që nuk është në anën e punëtorëve”, tha Shala.