Shakira shtatzënë përsëri

Shakira ka konfirmuar se po pret fëmijën e dytë me të dashurin e saj, futbollistin spanjoll Gerard Pique.

ShowBiz

28/08/2014 22:58

Është zyrtare: Shakira është shtatzënë për herë të dytë.

Lajmin ka konfirmuar vetë superylli botëror për edicionin spanjoll të revistës Cosmopoilitan, duke thënë: ‘Po, është e vërtetë, jam shtatzënë’.

Zbulimi vjen disa javë pas spekulimeve për një shtatzëni të dytë të mundshme.

Në prill, Shakira ka thënë se është shumë e nxënë me punën për të pasur një fëmijë tjetër. Ajo dhe Pique kanë një djalë, Milan, që ka ardhur në jetë në Janar të vitit 2013.

Shakira është shprehur: ‘Po të mos ishin projektet muzikore dhe angazhimet në muzikë unë tanimë do të isha shtatzënë. Do të doja të kisha tetë ose nëntë fëmijë me Gerard, një ekip futbolli.’