Shahini: Qeveria t’i lë kalkulimet politike e të merret me problemet ekonomike

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i lë manevrat politike dhe të merret me problemet ekonomike.

Lajme

03/04/2021 14:02

Shahni tha se brenda një viti u mbyllen apo shuan aktivitetin e vete rreth 20 mijë biznese e mbetën pa punë mbi 50 mijë punëtorë.

Postimi i plotë i tij:

AKB-ja, kërkon nga qeveria partneritet me sektorin privat, si mundësi e vetme për tejkalimin e krizës ekonomike e cila ka goditë vendin, si pasoj e pandemisë dhe mungesën e ligjeve që kanë të bëjnë me mbështetjen dhe sigurimin e fondeve financiare e zhvillimore.

Qeveria deri më tani nuk ka marr asnjë iniciativë për rimëkembje ekonomike e as për përmisimin e furnizimit me vaksina për pos iniciativës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje e cila për momentin as një efekt pozitiv për ekonominë e qytetarin e Kosovës  në përmisimin e jetës sociale dhe ekonomike nuk ka.

Qeveria  ti lë manevrat politike për një koh tjetër e të merret me ekonomi, me sektorin privat i cili po e humb fuqinë çdo ditë.

Si pasoj  brenda një viti u mbyllen apo shuan aktivitetin e vete rreth 20 mijë biznese e mbetën pa punë mbi 50 mijë punëtorë.

Ky është problemi i cili kërkon zgjidhje e jo Ligji Zgjedhor i cili nuk ka asnjë rëndësi për përmisimin e ekonomisë dhe shëndetit publik. /Lajmi.net/