Shahini e PSD vendos kufijtë: Koalicione vetëm nëse dal e para
Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini e cila është gruaja e parë që ia mësyn udhëheqjes me kryeqytetin thotë se koalicion me partitë tjera do të bëjë vetëm nëse del forca e parë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Shahini në një intervistë për KosovaPress, tregon arsyet që e shtynë t’i…

Lajme
Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini e cila është gruaja e parë që ia mësyn udhëheqjes me kryeqytetin thotë se koalicion me partitë tjera do të bëjë vetëm nëse del forca e parë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Shahini në një intervistë për KosovaPress, tregon arsyet që e shtynë t’i hyjë garës për të parën e kryeqytetit, derisa thekson se mbështetje të madhe në këtë rrugëtim ka marrw edhe nga bashkëshorti i saj, Dardan Molliqaj i cili është edhe kryetar i PSD-së.
Arsimi cilësor e banimi i përballueshëm për prishtinasit janë dy prioritetet kryesore që i ka vendosur në këtë fushatë zgjedhore.
Teksa flet për kundër-kandidatë e saj, Shahini tha se nuk i sheh fare si zgjidhje në garën për Prishtinën, duke i konsideruar si pjesë të problemit dhe jo alternativa të besueshme për ndryshim.
Sipas saj, kryetari aktual, Përparim Rama ka dështuar të përmbushë premtimet e dhëna dhe ka lënë pas vetes kaos.
“Atëherë, kundër-kandidatët janë njerëz që e kanë sjellë pak a shumë situatën që po e shohim në Prishtinë sot Përparimi ka premtua shumë edhe çka kemi pa ndër vite është që një kandidat që premton shumë, realisht ia len bërllokun te dera. Urani ka qenë bashkëqeverisje për dy vjet e gjysmë edhe sot i ka një pjesë të ndërmarrjeve, domethënë njerëzit e tij janë një pjesë ndërmarrje publike, kështu që po paraqitet thua se po garon për herë të parë, po në fakt ka dorë në dëmin që iu ka bë Prishtinës këtë mandat. Hajrullahu është përzgjedhje e partisë së tij. Ai e ka thënë edhe vetë që unë jam një lojtar në skuadrën tonë të madhe. Nuk po më duket që e ka marrë me shumë pasion këtë garën për Prishtinën, e unë nuk e di qysh bëhet kjo pa pasion. Është punë shumë e vështirë. Kështu që nuk e di, domethënë po të kish qenë një kandidat po të kishin qenë kandidatët më të mirë, ndoshta edhe s’kishim pas nevojë na me u përfshi në garë. Nuk mendoj fare që janë zgjidhja”, shprehet ajo.
Kandidatja për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini deklaron se nuk do të pranojë të jetë pjesë e ndonjë qeverisjeje komunale si partnere e dytë, duke përjashtuar kategorikisht mundësinë për koalicione nëse nuk del forca e parë në garë.
Ajo u shpreh e bindur se në Prishtinë balotazhi është i pashmangshëm, duke potencuar se ajo po bën maksimumin për të shkuar në balotazh.
“Patjetër që do të ketë balotazh. Unë po punoj për me shkua në balotazh. Nuk është e mundur në Prishtinë me pas një fitues pa balotazh. Unë po e bëj mundin, edhe po i bëj përpjekjet e mia, po bëj fushatën deri më tani i kam të definuara me fushat në të cilat po punoj, me të vërtetë nuk e dimë se si është rezultati…Unë thjesht po punoj me timen dhe po e shty përpara planin dhe programin tim… Atëherë, si partneri i dytë? Jo. Nuk vjen shprehje të futemi në koalicion, sepse nuk është e mundur që të realizohen pikat tona programore si partnerë juniorë. Ndërtimi i shkollave nuk ka ndodhë jo pse nuk janë fondet, ose pse nuk është e mundshme, nuk ka ndodhë se s’ka qenë prioritet, kundër kandidatët e mi nuk i kanë prioritet shkollat. Kështu që nuk mundem të jem partner junior i kurrkujt nëse po duhet t’i realizoj shkollat, sepse ato bëhen vetëm nëse e ke komunën vetë në qeverisje. Nëse dal e para, jam me hapën që të bëj koalicion me të gjithë, me këdo që mund t’i përafrojmë pak pikat e bashkëpunimit, për të çuar përpara projektet e rëndësishme për qytetarët e Prishtinës”, shprehet Shahini.
Si gruaja e parë që po garon për të qenë kryetare e komunës së Prishtinë, Besa Shahini premton edhe mbështetje të madhe për gratë, por edhe përfshirje të madhe të tyre në qeverisjen lokale.
“Atëherë unë kisha pas qejf me thanë të drejtën nëse kish qenë e mundur me punua veç me gra. Gratë janë më të përgjegjshme, mund të kryejnë shumë punë në të njëjtën kohë. I çojnë punët deri në fund, marrin përgjegjësi, kështu që me shumë qejf dhe në ekipin tim kam gra të cilat janë edhe ndërmarrëse, janë studente, po edhe punojnë të gjitha i kanë pa më shumë kujdes lagjet e tyre dhe e dinë saktë se çka duan të ndryshojnë nëpër lagjet e tyre. Kështu që, patjetër do të punoj me shumë qejf me gra, edhe qysh thash me shumë qejf kisha punua ndoshta edhe veç me gra”, potencoi Shahini.
Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini tha se dy prioritetet kryesore të programit të saj për Prishtinën janë arsimi dhe banimi, të cilat i cilësoi si shtylla thelbësore jo vetëm për mirëqenien sociale, por edhe për zhvillimin ekonomik të qytetit.
Ajo theksoi se këto dy fusha aktualisht po përjetohen me shumë stres nga banorët e kryeqytetit, për shkak të mungesës së mbështetjes financiare dhe vëmendjes institucionale.
Duke u bazuar në përvojën e saj si ish-ministre e Arsimit në Shqipëri, Shahini thekson se mësimi tërëditor i cili në disa shkolla të kryeqytetit nisi vitin e kaluar, është i domosdoshëm për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e arsimit
Në këtë drejtim, Shahini premton ndërtimin e 10 shkollave të reja dhe 30 çerdheve publike.
“ Mësimi tërëditor ose mësimi me një ndërrim është i domosdoshëm për ta përmirësuar cilësinë e arsimit në Prishtinë. Për fat të keq, ky eksperimenti që ka ndodhë tani në këto dy vitet e fundit në Prishtinë i ka shpërqëndrua goxha shumë një pjesë të shkollave dhe për një për një pjesë të nxënësve, sidomos ata që janë klasa gjashtë-nëntë, që janë zhvendosë nga shkollat e tyre për t’iu mundësua këtyre më të vegjëlve që ta bëjnë mësimin me një ndërrim, për ata ka qenë shumë keq për shkak se kanë dalë në shkolla tjera dhe kanë humb lidhjen me shkollën që e kanë…..E mësimi me një ndërrim është i domosdoshëm jo vetëm për të vegjlit, por edhe për shkollën e mesme ulët edhe shkollën e mesme lartë..10/09 Kështu që kemi bërë prioritetin e parë t’i ndërtojmë dhjetë shkolla të reja na duhen edhe 10 ankese kjo e zgjidh çështjen e hapësirave që nevojiten, këto shkolla do të jenë nëpër lagjet ku jetojnë fëmijët dhe jo jashtë ë qytetit dhe në këtë formë t’i ofron hapësirën që të duhet që pas ditëve fëmijët t’i kryejnë detyrat e shtëpisë, t’i marrin edhe gjithë t’i bëjnë edhe gjithë aktivitetet që sot i kryejnë përmes kurseve private, domethënë gjuhët, sportet, artet e tjerë. Tridhjetë çerdhe dhe kopshte me bazë në komunitet edhe publike, edhe këtë e kemi prioritet”, theksoi Shahini.
Shahini në një intervistë për KosovaPress ka paraqitur tri politika konkrete të cilat i sheh si zgjidhje e problemit të banimit në Prishtinë, të cilën ajo e quan një nga krizat më të ndjeshme që po përjetojnë qytetarët.
Ajo propozon që komuna të marrë rolin proaktiv, duke përpiluar vetë procesin e legalizimit për ndërtesat që janë të sigurta dhe duke pajisur banorët me fletë poseduese, derisa propozon edhe taksë për banesat e zbrazëta.
“Është një grup i madh i njerëzve që i mbajnë banesat e zbrazëta për shkak se i kanë vetëm si investim. Kanë investua, sepse mendojnë që do rritin çmimet dhe mund të fitojnë për një kohë të shkurtër, mund të fitojnë mbrapsht. Është okej, mund t’i mbajnë njerëz banesat e zbrazëta, por i duhet t’u aplikohet një taksë shtesë, në mënyrë që nëse ju doni t’i mbani banesat e zbrazës, së paku komunat të ketë mundësi të ofrojnë shërbime për banorët që jetojnë këtu, që e kanë banimin jo si investim, po si një e drejtë themelore. Këtë nuk e ka komuna në dorë, kjo duhet të bëhet me ndryshim ligjor, por ne pas zgjedhjeve po i bëjmë planin se si tani të bëjmë një nismë qytetare për ta çuar këtë deri në fund dhe ta ta kemi edhe një nismë ligjore, e cila e mundëson taksën e moshfrytëzimit, siç aplikohet nëpër krejt kryeqytetet edhe në rajon, po edhe në Evropë dhe e fundit komuna duhet të hyjë në ndërtim domethënë. Është një projekt për banimin e përballueshëm që është prezantua para komunës para katër-pesë viteve dhe nuk ka gjetur mbështetje politike. Parashikon një më njësi banesore në tokë komunale, e cila kur shitet me çmimin e ndërtimit me pesëqind-gjashtëqind euro metrin katror i sistemon një mijë çiftet e reja që duan të nisin jetën në banesën e tyre, por dhe dikon definitivisht në treg, sepse është konkurrencë”, deklaroi ajo.
Kryeqyteti i Kosovë ballafaqohet me trafik të dendur, zgjidhje për këtë çështje tashmë ka menduar kandidatja e PSD-së për të parën e Prishtinës.
Sipas saj, zgjerimi i trafikut urban, blerja e mini-busëve dhe bartja e fëmijëve në shkolla me minibus do të ndikonin në një Prishtinë më me pak vetura.
Ajo thekson se nëse arrin të jetë në krye të Prishtinës, do të vendos që edhe furnizimi dhe mjetet e rënda në punishte të funksionojnë gjatë orëve të mbrëmjes.
“Një nga masat që ne do t’i ndërmarrim është ta zgjerojmë trafikun urban mbulueshmërinë dhe mbulueshmëria, patjetër që duhen edhe autobusë tjerë dhe të ri dhe të zëvendësohen këta që janë të kontraktuar privat të cilët janë ndoshta edhe në gjendje jo shumë të mirë, por një pjesë e madhe e lagjeve në Prishtinë i kanë rrugë shumë të ngushta dhe aty nuk mundet me kalua autobusi. Çka po propozojmë ne është që të blihen mini-busë… 17\00 Një Departamenti i Posaçëm i Trafikut Urban do të themelohet që bën transportin shkollor me minibusë që janë të sigurt, ku secili fëmijë e ka edhe rripin e sigurisë në mënyrë që mos t’i domethënë mos i kemi tridhjetë vetura në trafik për t’i dërguar tridhjetë fëmijë në shkollë, po e ke një minibus që i mbledh fëmijët e lagjes dhe i çon deri te shkolla…
Pretendentja për të udhëhequr me kryeqytetin, Besa Shahini ka kritikuar qeverisjes aktual për mos zgjidhjen e çështjes së mbeturinave.
Ajo thekson që kryeqytetin do ta pastrojnë me kompaninë “Pastrimi”, pasi shtoi se opsion tjetër nuk ka.
“Ne do e pastrojmë qytetin me kompaninë Pastrimi. Nuk ka opsion tjetër. Por, Kompania pastrimi duhet të ristrukturohet, duhet të blihen kamionë të ri, cistema për larjen e rrugëve, kontejnerë të ri, edhe të fillohet me një pastrim rrënjësor dhe të zgjerohet shërbimi në vendet ku nuk ka shërbim. Duhet të hiqen edhe të gjitha deponitë ilegale që janë krijua gjithandej. E hap tjetër mandej, se më thanë nga komuna, jo po qytetarët e pakujdesshëm po i gjuajnë mbeturinat gjithkah, natyrisht që i gjuajnë mbeturinat gjithçka, se gjithçka ka mbeturina…. Krejt resurset i ka komuna dhe ndërmarrjet publike janë dora e zgjatur e komunës, me të cilat ata i kryejnë punët në qytet. Edhe nëse vendos mos me punua ndërmarrjen publike, ajo është veç një pengesë që ia bën vetes për të kryer punën”, deklaroi ajo.
Kandidatja për kryetare të Prishtinës nga radhët e PSD-së, Besa Shahini premton mbështetje edhe për banorët e fshatrave të kryeqytetit dhe zhvillim të turizmit në ato pjesë.
Të shtunën, më 13 shtator edhe Shahini e hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit. Në këto zgjedhje PSD ka numrin 149 me slogani “Prishtina është e jotj