Shahini e ashpër me Ramën për mësimin gjithëditor: Ka shkaktuar pabarazi të thellë

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës Besa Shahini, pati kritika të ashpra ndaj kryetarit aktual të kryeqytetit, Përparim Rama, rreth mësimit gjithëditor. Shahini, tha se kjo ka shkaktuar pabarazi të madhe tek nxënësit. “Dhe ka bërë një dëm shumë të madh që i keni hequr prej shkollave ku e kanë mbajtur mësimin dhe i…

Lajme

06/10/2025 22:06

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës Besa Shahini, pati kritika të ashpra ndaj kryetarit aktual të kryeqytetit, Përparim Rama, rreth mësimit gjithëditor.

Shahini, tha se kjo ka shkaktuar pabarazi të madhe tek nxënësit.

“Dhe ka bërë një dëm shumë të madh që i keni hequr prej shkollave ku e kanë mbajtur mësimin dhe i keni vendosur në shkolla ku mbahet mësimi gjithëditor. P.sh në shkollën Faik Konica të klasave 6 – 9 që i keni dërgu në shkolla tjera te ish-Xhevdet Doda, aty ka ardhur edhe një grup tjetër 6-9 . Pra, më pak se 10% e nxënësve e mbajnë mësimin gjithëditor”, tha ajo.

“Duhet të ndërtohen shkolla të reja. Por, duhet të ndërtohen me prioritet, sepse projekti i ndërtimit të një shkolle nuk është i lehtë, kërkon hapësirën, kërkon shpronësim dhe është i kushtueshëm, me buxhetin i cili tepron në Komunën e Prishtinës. Pra, nuk mundemi me folë edhe për unazë edhe për tramvaji edhe për shkolla. Ose bëhen shkollat ose bëhen këto tjerat”, theksoi Shahini në Klan Kosova.