S’gabon Liverpool, triumfon ndaj Brightonit

Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Brighton, sfidë e vlefshme për xhiron e 29-të në Premierligë.

Sport

12/03/2022 15:24

“Reds” fituan me rezultat komod 0:2, shkruan lajmi.net.

Nga një gol në secilën pjesë ishte e mjaftueshme për skuadrën e Jurgen Klopp që të kthehet në shtëpi me pikët e plota.

Lucas Diaz shënoi me kokë pas një asistimi të bukur nga Matip për të zhbllokuar rezultatin (19′).

Ndërsa, ishte Mohamed Salah që u tregua i saktë nga pika e bardhë për të vulosur fitoren (61′).

Me këtë fitore, Liverpool renditët e dyta në tabelë me 66 pikë, derisa Brighton zë pozitën e 13-të me 33 sosh./Lajmi.net/