Sfidë me gola nga të dyja klubet, Leverkusen merr pikët ndaj Dortmund

Bayer Leverkusen ka pritur në BayArena skuadrën e Edin Terzic, Borussia Dortmund.

Sport

19/01/2021 22:41

I pari që shënoi në këtë sfidë ishte Moussa Diaby 14’, pas një asistimi të 23 vjeçarit Leon Bailey.

Në pjesën e dytë, Dortmund arriti që të barazoi shifrat përmes golit të realizuar nga Julian Brandt 67’.

Mirëpo, ky takim nuk mbaroi me kaq ku 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, Florian Ëirtz 80’ shënoi edhe një gol tjetër për t’i dhënë epilogun përfundimtar kësaj ndeshje.

Me këtë fitore, Leverkusen është ngirtur në pozitën e dytë në Ligë, ndërsa Dortmund mbetet në pozitën e katërt./Lajmi.net/