Sfidat e Ibrahim Hetemit: 40 vjet në karrocë shkaku i një plumbi të shkrepur pa dashje

Tash e 40 vjet karrigen me rrota e ka pjesë të pandashme të tij. E, për t’i kryer nevojat qe i ka, Ibrahim Hetemit i duhet e pothuajse gjithmonë edhe ndihma e një personi tjetër. Ishte viti 1981, kur jeta e Ibrahimit nga Skenderaj, atëbotë 16 vjeçar, mori kthesën e madhe. Një plumb i shkrepur…

Lajme

30/11/2022 21:34

Tash e 40 vjet karrigen me rrota e ka pjesë të pandashme të tij. E, për t’i kryer nevojat qe i ka, Ibrahim Hetemit i duhet e pothuajse gjithmonë edhe ndihma e një personi tjetër.

Ishte viti 1981, kur jeta e Ibrahimit nga Skenderaj, atëbotë 16 vjeçar, mori kthesën e madhe.

Një plumb i shkrepur pa dashje nga nipi i tij, i dha vulën e rrugëtimit të tij jetësor në një formë të pa imagjinuar për të.

Pavarësisht gjendjes së tij, që erdhi nga dëmtimi i boshtit kurrizor, vullneti dhe vendosmëria e shtynë përpara. E, përpjekja për të gjetur shërim nuk ishte ndalur asnjëherë, ndonëse nuk u arrit  ndonjë rezultat të madh.

“Kam qenë 16 vjeçar në vitin e parë të shkollës së mesme e kam pasur të kryer për 17 dhe që nga atëherë jam në karrocë invalidore. Gjendja ime është prej vitit 1981 në këtë pozicion, do të thotë nga pakujdesia apo nga shkrepja e armës të një nipi pahiri më ka ra rrokë në gjoks dhe është dëmtuar palca kurrizore. Nga ai rast e tutje e kam pas tretmane medicionale në Mitrovicë, operacione dy herë dhe sugjerim të mjekëve ka qenë me shku në Lublanë dhe atëherë na dërgojshin sepse ka qenë moti kjo ish-Jugosllavia dhe ashtu ka qenë sistemi shëndetësorë atje dy herë intervenimi kirurgjikë. Një vit e gjysmë kam qenë atje, mirëpo më tutje pozicioni im përveç rikuperimit shëndetësor që mos me qenë fatale më tutje kam qenë vetëm i lidhur për karrocë, domethënë me diagnozën paraplegjia”, tha ai.

Derisa ishte ende fëmijë kur jeta e tij ndryshoi kahje, vështirësitë ishin të natyrshme për gjendjen e tij. Por, Ibrahimi i udhëhequr nga vullneti i mirë vazhdon ta plotësojë jetën e tij me pozitivitet.

“Si me të thënë një jetë pak jo aq e lehtë për njeriun sepse del nga një botë e cila ka pas shumë ëndrra një botë që secili person e krijon imagjinatën e vet të kalosh në një botë e cila të lidh për një karroce ndoshta edhe njohuri nuk kam pas sa duhet se si është jeta e një personit në karrocë dhe është një sfidë në vete. Por optimizmi, shpresa dhe mundësia sepse jeta duhet të vazhdohet nga mjekët që e kanë pas tretmanë të caktuara na kanë parapërgatitur se si duhet të jetohet edhe në këtë formë që të mos jemi si të themi të zhgënjyer por ta vazhdojmë jetën, ta duam jetën dhe të kalojmë së bashku një shoqëri siç duhet të gjen çdo njeri”, ka shprehur ai.

Jo vetëm për Ibrahimin, procesi i jetës ndryshoi edhe për familjen e tij. Prindërit e tij, kishin barrën për të qenë edhe fizikisht krahu i djathtë i të birit të tyre të vetëm.

“Po, vështirësitë kanë qenë sepse i kam pas vetëm dy prindërit edhe vet djalë i hasretit dhe motra ishte nxënëse e shkollës duke studiuar mjekësi, e kështu që atyre iu ka ra barra e përgjegjësisë për mua, kujdesi ndaj meje. Pra, vështirësitë kanë qenë shumë të mëdha për shkak të dëmtimit që ka qenë tek unë për arsye sepse paraplegjikët kanë një problem madhor që figurativisht shihen që janë pak a shumë jetë normale në karrocë e bëjnë një lëvizje të kufizuar, por në anën e brendshme të individit njerëzit që janë, që  nuk e kanë problem nuk e dinë se cilat janë vështirësitë që ballafaqohen ata me jetën”, ka thënë ai.

Me qëllim që ai të ngritej përsëri në këmbë, ishte operuar disa herë, por që fatkeqësisht pa rezultat pozitiv.

“Operimin në fillim të 81 vjeç kur ka ndodh ngjarja kurse në 81 prapë pas 5 muajsh në Lublanë prapë varet është dashur t’i mbyllim me anë të kirurgjisë. Këto kanë qenë intervenimet kirurgjike. Përpara kaq qenë pak ndryshe sistemi shëndetësor, mua me ka operuar doktor Sami Beqiri në atë periudhë me doktor Adem Ademin të cilët tashmë nuk janë më në jetë. Kanë qenë kiruga shumë të fortë, shumë të mirë, tretmane siç kanë qenë edhe mjekët nga Lublana operimi është kryer me sukses nuk ka pas dëmtime gjatë operimit, por dëmtimi ka qenë direkt nga rasti që më ka ndodh që plumbi e ka lëndu palcën kurrizore dhe nga ai lëndim unë shok e poshtë nuk e kam ndjeshmërinë e trupit që është i imi, kjo është tek paraplegjikët aktuale edhe e mundshme”, tha ai.

Trajtimi mjekësor është i kushtueshëm, ku për këtë Ibrahimit i duhet më shumë se 150 euro për një terapi të cilat i merr ndihmë nga anëtarë të tjerë të familjes.

“Unë marr gati 150 euro terapi që kushtojnë sepse kushtojnë këto mjetet sanitare që ne i përdorim, por ato janë për çështje të urinimit e për çështje të tjera por këto janë shumë të shtrenjta. Psh një varrë sado e lehtë të jetë ajo 6 muaj nuk shërohet, ajo kërkon tretman shumë të veçantë shumë strikt higjenik, shumë strikt medicional, dhe ajo kushton me kosto. Një dyshek që ulem që rri ulur në karrocë, po qesë nuk qëndroj ulur në këtë dyshek brenda gjysmë ore e rri në forcë pa pas dyshekun në karrocë unë hapem varrë përfundi dhe ajo është fatale për ne. Kjo kushton vetëm 800 euro vetëm dysheku, e duhet të përsëriten e shumë shpenzime janë për koston tonë për mirëmbajtje por edhe falë familjarëve të afërm, shoqërisë, edhe ia dalim disi”, tha ai.

Përveç që ai sot nuk mund të ecë dhe të vazhdojë jetën si shumë të tjerë, edhe në aspektin ekonomiko-social për të po është e vështirë. Ai është larguar nga skema pensionale për personat me aftësi të kufizuara. Kjo i kishte sjellë atij edhe goditje emocionale nga ana e komisionit vlerësues.

“Por shkalla e parë në Mitrovicë e ka bë një shkelje e cila mu më ka kthyer në jetë domethënë pos anës fizike që kam dëmtime edhe ana materiale me na mungu është një peripeci shumë e madhe dhe një lëndim shumë i madh, dhe më e keqja në prezencë të të gjithëve aty një mjek nuk e di si ta quaj atë mjek që më ofendon dhe më thotë ‘Nuk ke pas tjetër punë të bësh por të luash me armë’. Pa e ditë rastin se si më ka ndodhë dhe mos me bë diçka për vete thoja që po të reagojë ai do të merr masa ndaj meje thash ka qenë një lëndim jo me dashje, nuk i sqarova më gjatë”, u shpreh ai.

Pas vdekjes së babit në vitin 2012, i cili siguronte të ardhurat e vetme për familjen, jeta e tij u bë më e vështirë. Ai disa herë kishte tentuar të fitojë një vend pune, por fatëkeqësisht gjithcka kishte mbetur vetëm tentativë.

“Baba më vdiq që jetojshim me një pension të babit edhe unë mbeta pa burime jetike, është dashur në komunë të orientohem. Kam punuar 6 vite me shpresën që do të më ndalin të punojë diçka sepse për ne, përveç anës materiale është edhe ana shoqërore që e ndjenjë vetën të barabartë kur jemi të përfshirë në punë, në rrjedha të jetës edhe e harrojmë brengën tonë, edhe kemi dëshirë të jemi edhe ne kontribues për shoqëri jo vetëm shoqëria për ne. Edhe kam punuar në komunë 6 vite nga 6 muaj me kontratë në vepër por me hy përhershëm nuk kam mundur sepse ra pandemia dhe disa rrethana ashtu u krijuan edhe kam hyrë në test e kam kalu testin, jam pranuar në punë sistemin e nivelit qëndorë e ka anulu atë konkurs sepse nuk është dashur të mbahet në kohën e pandemisë edhe kështu që unë ka mbetur pa marëdhënie pune”, ka thënë ai.

Përveç pamundësisë për të ecur, gjendja e tij shpesh i sjellë edhe probleme tjera shëndetësore, duke vështirësuar gjithçka për të.

“Por tani nga këto vështirësitë që i kam gjatë jetës që më kanë përcjell dhe është problem sepse kemi edhe infeksione urinare, përdorim katadier për urinim edhe infeksionet janë  prezente. Funksioni i veshkave, i kam bërë në nefrologji, veç 50 për qind i tyre është funksionale. Nga këto probleme që qysh në start nuk i kam pas por vetëm kam pas probleme të themi të përgjithshme që sikur të gjithë njerëzit ndonjë grip ose ndonjë diçka por tani nga koha e gjatë e kësaj sëmundje i ka bë këto veçori edhe nga tensioni, kam pasur ngritje të tensionit mos funksionimi i veshkave ka ardhur tek akumulimi i ujit të tepërt në fshikëz dhe ka ngrit tensionin dhe përdori terapi të tensionit, përdori gjëra për mbajtjen e dekubitëve për shkak të qëndrimit ulur apo qëndrimit shtrirë, këtu janë ato që i përdori zakonisht”, tha ai

Duke qenë se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në karrocë, Ibrahimi shprehet i bindur se gjendja e tij nuk do të përmirësohet asnjëherë.

“Lëndimi i palcës kurrizore edhe dëmtimi i palcës të çfarëdo forme të lëndohet është ende shkenca nuk ka pas edhe atëherë por edhe tash në bazë të hulumtimeve nuk ka mundësi të përmirësohet. Do të thotë është fatal i cili e ka peroni i cili e përcjell një lëndim që e përcjell tërë jetën. Tash kanë bërë eksperimente të ndryshme, qarqet më të larta të shkencës por jo nuk kanë mundur me arrit ende diçka konkrete për ta evitu këtë problem, sepse është fijet nervore të palcës kurrizore që nuk rikuperohen edhe mbetet personi i përheshëm në këtë gjendje”, shtoi ai. /Lajmi.net/