Sfidat e familjes Skenderi për t’u integruar në Gjermani

Gjithnjë e më shumë refugjatët po kërkojnë mbrojtje në Gjermani. Për të pasur një integrim sa më të mirë, kërkohet një sfidë e madhe. Adnan Skenderi kishte ardhur para 17 vjetëve në Gjermani. Tash ai ka bërë një kërkesë për natyralizim dhe shpreson se ai në këtë mënyrë do ta përfundojë edhe kapitullin e integrimit të tij në Gjermani.

Lajme

08/09/2015 19:14

Prapa familjes Skenderi është një rrugë e gjatë. Për të arritur deri këtu atij është dashur të kalojë nëpër shumë vështirësi burokratike. Por 48-vjeçari nuk u dekurajua. Me familjen e tij në Marbach të Gjermanisë ai u vendos, ku dhe mori hapat e parë. Ndërkohë hapi një dyqan për kompjuterë, kurse sot punon si mbikëqyrës i IT-së në administratën e qytetit të Marbach-ut. “Për ne nuk ka më kthim prapa, ne jemi qe një kohë të gjatë këtu”, shprehet ish-mësuesi i anglishtes, duke treguar se si e ka gjetur vetën në tregun e punës. “Unë merrja kompjuterë të vjetër nga plehrat vetëm që të fitoja njohuri dhe të jem më i përgatitur për të gjetur një punë”, ka thënë ai, raporton marbacher zeitung, transmeton albinfo.ch.

Historia e ikjes së familjes Skenderi filloi në vitin 1998. Si asistent i karatesë për përfaqësuesen e  të rinjve të Jugosllavisë, Adnani së bashku më vajzën e tij, atëkohë 12-vjeçare, Semrën, stacionohen fillimisht në Francë. Më vonë ai banonte te të afërmit e tij në Neckarweihingen të Gjermanisë, kurse pastaj i vijnë bashkëshortja dhe djali i tij, Semiri. “Ishte koha kur serbët filluan një ofensivë të madhe kundër UÇK-së”, kujton Skenderi kohën e rrezikut të tij.

Ai kështu jetoi së bashku më familje për tetë vjet në Gjermani.

Ky fat e përcolli atë deri në vitin 2006. Qeveria Federale e prezantoi në atë kohë një ligj ku thuhej se “refugjatët të cilët kishin paguar më shumë se pesë vjet fonde pensionale, janë të lejuar për të qëndruar në Gjermani”.  “Zanatliu Skenderi” i plotësonte kriteret, por ai duhej në shtator ta lëshonte vendin pak para se ligji të hynte në fuqi. Për fat të keq ai pothuajse ishte i kthyer, sepse nuk kishte aplikuar për azil politik: “Mu desh shpejt të largohem dhe të shkoj në një kamp refugjatësh në Karlsruhe, por megjithatë pas disa udhëtimeve vajtje – ardhje, jam kthyer sërish te familja ime në Marbach”, transmeton albinfo.ch.

Një seancë gjyqësore përfundoi pa sukses, por gjatë kësaj kohe familja Skenderi e merr zyrtarisht njohjen si refugjat.  E kur tash sërish kanë kaluar edhe më shumë se tetë vjet të tjera, ai mund të aplikojë për shtetësi gjermane – natyralizim. “ Unë shpresoj se mungesa e një certifikate të lindjes  nuk luan shumë rëndësi të madhe”, thotë ai pas disa acarimeve me disa zyrtarë në zyrën e emigracionit në Ludwigsburg. Adnan Skenderi e kishte para shumë vitesh një pasaportë serbe, të cilën e kishte dorëzuar tek autoritetet gjermane dhe nuk sheh mundësi se si mund të marrë një dokument nga Kosova. “Serbët i kanë marrë të gjitha librat e amzës me vete”, thotë ai.

Integrimi i familjes Skenderi tashmë po e rrok edhe gjeneratën e tretë. Semiri, 24-vjeçar, ka përfunduar një shkollim në degën e Mekatronikës, ndërsa vajza, Semra, 29-vjeçare, e trajnuar si shitëse tregtare bashkë me bashkëshortin e saj dhe fëmijët Nihadin, 6-vjeçar dhe Darifin dymuajsh jetojnë në Zuffenhausen. “ Më të huaj do të jemi në Kosovë se sa këtu”, thotë gjyshi Adnan Skenderi, i cili i ka mbetur ende besnik hobit të tij të karatesë

Në kuadër të komunës së qytetit, ai menaxhon edhe një kurs sporti./albinfo.ch/