Sfida vendimtare, Shqipëria niset drejt Turqisë

Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Stambollit pasi ditën e premte luan kundër Turqisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Sport

10/10/2019 14:41

Shqipëria aktualisht renditet në vendin e katërt me 9 pikë, ndërsa Turqia është kryesuese e grupit me 15 pikë.

Një fitore do mbante në lojë Shqipërinë për një kualifikim të mundshëm, ndërsa humbja lë pa shpresë kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja.

Ndeshja do të startojë në orën 20:45 në stadiumin “Sukru Saracoglu”. /Lajmi.net/