Sezoni i ri, Milani i vjetër

Milan e ka nisur me humbje sezonin 2019/2020 në Serie A.

Sport

25/08/2019 19:57

‘Rossonerët’ janë mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga Udinese në ‘Dacia Arena’.

Trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo, vendosi që në këtë ndeshje t’u besojë lojtarëve që kanë qenë në skuadër edhe edicioneve të kaluara, duke lënë në bankinë transferimet.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 72’, nga Rodrigo Becao, që tundi rrjetën e Donnarumma pas një goditje të saktë me kokë.

Milan në xhiron e ardhshme luan në shtëpi kundër Brescia./Lajmi.net/