Sezon bashkëpunimesh, kësaj radhe Noizy e Loredana paralajmërojnë duetin e ri

Rep-artisti shqiptar Noizy ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, i cili edhe këtë herë do ta realizojë në bashkëpunim.

ShowBiz

14/06/2022 08:34

E ky duet do jetë me rep-artisten Loredana Zefi, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur dyshja përmes postimeve në rrjetin social Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

“17, Qershor, gati për shkatërrim”, ishte mbishkrimi i Noizyt në Instagram krahas fotos.

Dyshja është mjaft aktive me koncerte këto kohë dhe janë duke shijuar sukseset e tyre individuale, ndërsa pritet që edhe ky bashkëpunim të jetë një hit veror.  /Lajmi.net/