Sevilla ‘viktima’ e radhës e Real Madridit, “Los Blancos” ‘blindojnë’ kreun

22:55 | 28 Nentor 2021

Real Madrid ka arritur t’i arkëtojë pikët e plota në derbin spanjoll ndaj Sevillas, i vlefshëm për xhiron e 15-të në La Liga.

Ndeshja ishte e baraspeshuar me dy skuadrat që kishin objektiv fitoren, ku rezultati përfundimtar doli të jetë 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Ndeshja më miri nisi për Sevillan që krijoi disa aksione qysh në fillim, derisa kaluan në epërsi pas 12 minutave, përmes Rafa Mir që shënoi me kokë pas një harkimi të Acuna.

Sevilla vazhdoi me sulmet e shpejta dhe ishte portieri Thibaut Courtois që ishte hero në ato momente.

Pas një topi të kthyer, përfitoi Karim Benzema që barazoi rezultatin duke shënuar lehtësisht nga afërsia në portën e zbrazur (32′).

Tutje, dy skuadrat kishin disa raste që mund t’i konkretizonin, por assesi nuk i finalizuan.

Ishte Casemiro që bëri një pasim të largët për Vinicius Junior, ky i fundit fillimisht e pranoi, pastaj realizoi eurogol nga distanca për t’i sjellë fitoren gjigantit madrilen (87’).

Pas fitores, Real Madrid shton distancën në krye me 33 pikë, katër më shumë se Atletico Madrid që renditët e dyta, derisa Sevilla zë pozitën e katërt me 28 sosh./Lajmi.net/