Sevilla bën gati videon lamtumirëse për Kounde

Jules Kounde do të ndryshojë skuadër.

Sport

06/07/2022 12:20

Mbrojtësi francez, Jules Kounde ka vendosur të nis një aventurë të re, gjithnjë sipas mediave spanjolle.

Lojtari lidhet tash e sa kohë me një kalim të mundshëm te Barcelona dhe duket se marrëveshja është më afër se kurrë, përcjell lajmi.net.

Së fundmi thuhet se Sevilla ka bërë gati edhe një video lamtumirëse për mbrojtësin.

Për lojtarin ka pasur interesim edhe nga Chelsea, por dëshira e francezit ka qenë Barcelona.

Xavi Hernandez e sheh Jules Kounde si lojtarin kyç për projektin e tij. /Lajmi.net/