“S’është e logjikshme, por është realitet”- Osmani pyetet se a mund të mandatohet Kurti edhe një herë apo jo?

Pasi Albin Kurti si i mandatuar nuk arriti që t’i marrë votat e nevojshme për kabinetin e propozuar të Qeverisë së Kosovës, çështja u bë edhe më e komplikuar. Tanimë nuk është ende e qartë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme apo jo. Presidentja e venit, Vjosa Osmani tha se i është…

Lajme

31/10/2025 15:01

Pasi Albin Kurti si i mandatuar nuk arriti që t’i marrë votat e nevojshme për kabinetin e propozuar të Qeverisë së Kosovës, çështja u bë edhe më e komplikuar.

Tanimë nuk është ende e qartë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme apo jo.

Presidentja e venit, Vjosa Osmani tha se i është kërkuar edhe një afat deri më 5 nëntor, që partia e parë e dalë nga zgjedhjet të tentoj t’i mbledhë votat dhe se nuk dihet se si do rrjedhë situata. Por në publik thudhej se Albin Kurti në fakt nuk mund të jetë më i mandatuar dhe se kështu do të mundet vetëm dikush tjetër nga partia të mandatohet për të tentuar edhe një herë që VV-ja ta bëjë shumicën.

E për këtë, Vjosa Osmani tha se janë tri aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Aktgjykimet e viteve 2014, 2020 dhe 2021 thuhet qartë që herën e dytë presidentja “duhet ta caktojë mandatarin tjetër”.

“Janë tri që merren me këto tema e thuhet duhet të caktoj mandatarin tjetër.Ashtu shkruan, e si kam shkru unë po Kushtetuesja.Ato aktgjykime me vetfaktin që përmendin mandatar tjetër, interpretimi ynë është se ka të bëjë me mandatar tjetër. Pra duket e logjikshme. Një mandatar ndoshta s’i ka sot votat, por mund t’i krijojë pas dy javësh e pas dy muajsh.Ka patur rast në vitin 2014, partia që i ka fituar zgjedhjet ka pasur vetme rreth 30 votave në fillim e pas disa muajsh i bëri gati 80 vota sepse rrethanat ndryshuan në 180 shkallë, duke befasuar shumicën dërmuese.Koalicionet politike janë çështje që s’mund t’i parashikosh. Pra një mandatar mund t’i krijojë ato e mund të ndryshojnë qëndrimet e partive. Kushtetuesja e ka thënë një gjë të qartë pra përmendet: Mandatar tjetër.A më duket mua e logjikshme ?- Jo , por a është realitet po”,deklaroi Osmani, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se “Dhe ne duhet ta zbatojmë këtë. Pavarësisht se sa na duket e drejtë apo jo. Aktgjykimet e kanë fuqinë e Kushtetutës”.

Osmani u pyet edhe nëse në zgjedhjet që do të mbaheshin pas përfundimit të mandatit të saj si presidente a do të kandidonte apo jo në politikë, por sërish pati një përgjigje diplomatike.

“Sa i përket zgjedhjeve, ta shohim pas 5 nëntorit është vështirë të dijmë a kemi mandatar tjetër a do t’i marrë votat. Ta shohim si do të procedojmë. Është vështirë të dihet se çfarë do të ndodhë. Unë do t’iu shërbej qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga cili pozicion. Do jem në Kosovë e do t’u shërbejë”./Lajmi.net/