Sërish të çuditshëm gjyqtarët në Speciale, nuk ju intereson çfarë ka vendosur dikur Tribunali për Ish Jugosllavi
Edhe një herë paneli i gjyqtarëve në rastin e krerëve të UCK-së kanë treguar një qasje të cuditshme në raport me praktikat ndërkombëtare gjyqësore. Kjo u pa sot teksa vendosen për vërtetësinë e dy deklaratave të deshmitarit Shukri Buja, të dhënë vite më parë në Tribunalin Ndërkombëtar për Ish Jugosllavi, në rastin e Fatmir Limajt.…
Lajme
Edhe një herë paneli i gjyqtarëve në rastin e krerëve të UCK-së kanë treguar një qasje të cuditshme në raport me praktikat ndërkombëtare gjyqësore. Kjo u pa sot teksa vendosen për vërtetësinë e dy deklaratave të deshmitarit Shukri Buja, të dhënë vite më parë në Tribunalin Ndërkombëtar për Ish Jugosllavi, në rastin e Fatmir Limajt. Dy deklaratat ishin dhënë në vite të ndryshme, një në 2003 dhe një në 2005. Dhe Tribunali për Ish Jugosllavi për deklaratën e 2005 e kishte konstatuar si të pavërtetë. Madje konstatime për deklaratë armiqësore atëkohë kishte dhënë Alex Whitening që ka qenë zëvëndësprokurur e ushtrues detyre i kryeprokurorit në Dhomat e Specializuara, pas ikjes së Jack Smith.
Por, Prokuroria Speciale në Gjykatën Speciale po i përdor të dyjat dhe mbrojtja kërkoi që të sqarohet se cila deklaratë do të shërbejë si ë vërtetë në këtë gjykim.
Paneli u përgjigj sot në kundërshtimin e mbrojtjes së Thacit dhe Veselit, duke thënë se atyre nuk u takon të zbatojnë konstatimet e trupeve tjera gjykuese.
Luka Misetic, avokat i Hashim Thacit, tha se duhet të përcaktohet e vërteta në rastin e këtyre dy dëshmive.
“Prokuroria e ka për të detyrë këtu të vendos se cila është e vërteta, cili është versioni i saktë, ky është kundërshtimi im. Zoti Pach duhet të thotë cili prej këtyre versioneve të deshmisë së këtij dëshmitari do të perdoret nga ZPS-ja, i 2003 që Alex Ëhitening ka thënë dëshmia e vërtetë apo është dëshmia e 2005-es e këtij dëshmitari si dëshmia e vërtetë. Po Alex Ëhitening ka thënë që ta deklarojmë këtë armiqësor. Prokuroria e ka për detyrë ndaj trupit gjykues, sipas rregullores, të percaktojë të vërtetën…Dua që t’i kërkoni prokurorisë a do të ndjekim versionin e 2003-es apo versionin e 2005-es. Prokuroria duhet të perdor një version përfundimtar për këtë deshmitar. Nëse do të nxjerrin 2005 për të cilin TPNJ ka dalë në përfundim se ka qenë e pavertetë atëherë prokuroria duhet të jetë e qartë. Ata kërkojnë që të dyja deklaratat të pranohen për vertetësinë e përmbajtjes së tyre, mirëpo ka mospërputhje”, tha ai.
Rodney Dixon, avokat i Kadri Veselit, tha se duan të dijnë nëse prokuroria dëshiron të mbeshtetët në këtë deshmitar apo dëshiron ta paraqes si armiqësor.
“Prokuroria npo ndjek dy pista, edhe po përpiqen të fajësojnë deshmitarin edhe duan të nxjerrin të vërtetën nga dëshmitari. Ne duam ta kuptojmë apo mbeshtetën në këtë deshmitar dhe nëse po, në cilat pjesë po mbeshteten, dhe nëse duan të tregojnë që ka mospërputhje dhe duan të dalin në përfundim se ai është armiqësor si dëshmitar atëherë ta dimë se cilat janë pjesët përkatese”, tha ai.
E kryetari i panelit, Charles Smith, teksa kumtoi sot vendimin e tyre, tregoi se në një mënyrë ata as nuk duan të ja dijnë se cka ka vendosur dikur një tribunal ndërkombëtar.
“Përgjegjësia për të vlerësuar besueshmërinë e deshmitarit dhe mbeshtetjen e deshmisë së tij është e trupit gjykues. Dhe sa i takon mosperputhjeve të deshmive të tij, do t’i bëjë trupi gjykues dhe asnjë trup tjetër gjykues. Gjithashtu sa i takon pjesëve përkatëse të aktgjykimit Limaj I janë treguar deshmitarit dhe ai ka dhënë komentet përkatese gjatë kundërpyetjeve që i ka bërë mbrojtja këtij dëshmitari. Me tej trupi gjykues thekson se nuk është I detyruar të zbatojë konstatimet e trupeve të tjera gjykuese më parë”, tha Smith. /Lajmi.net/