Sërish protestë për tragjedinë në Koçan – qytetarët kërkojnë drejtësi për viktimat
Sot në qytetin e Koçanit është mbajtur marshi i dytë protestues me moton “Reagim i vonuar”, i organizuar nga familjet e të pësuarve në zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”. Pjesëmarrësit në marsh, në mënyrë simbolike, u nisën nga Parku i Revolucionit në ora 12 e 5 minuta, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj reagimit të…

Lajme
Sot në qytetin e Koçanit është mbajtur marshi i dytë protestues me moton “Reagim i vonuar”, i organizuar nga familjet e të pësuarve në zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”.
Pjesëmarrësit në marsh, në mënyrë simbolike, u nisën nga Parku i Revolucionit në ora 12 e 5 minuta, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj reagimit të vonuar të institucioneve kompetente, që sipas tyre është një nga shkaqet e tragjedisë së madhe.
Në një atmosferë të qetë dhe të heshtur, kolona prej disa qindra qytetarësh kaloi nëpër Qendrën tregtare shkurt, ku u ndalën para kafenesë, pronari i së cilës kishte menaxhuar edhe diskotekën fatkeqe. Prej andej, marshi vazhdoi përpara ndërtesës së Komunës së Koçanit dhe Inspektoratit shtetëror të tregut.
Me një minutë heshtje para stacionit policor, qytetarët shprehën pakënaqësinë e tyre për reagimin jo me kohë për të parandaluar katastrofën. Më pas, ata u ndalën para gjykatës themelore dhe prokurorisë themelore publike, ku kërkuan informata lidhur me hetimet e deritanishme.
“Kërkojmë llogari për atë që është punuar”, ishte porosia e vetme e zëshme që e kanë brohoritur para Prokurorisë, e cila ishte gjithashtu e shkruar në një nga pankartat.
Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe si “Engjëjt tanë meritojnë drejtësi”, “Stop drejtësisë selektive”, “Kjo nuk është fatkeqësi, kjo është vrasje” dhe të ngjashme. Marshi përfundoi në pikën e nisjes – Parkun e Revolucionit – ku u paralajmërua se protesta të tilla do të vazhdojnë deri në zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarjeje tragjike.