Sërish kërkohet që qytetarëve t’iu lejohet tërheqja e parave nga Trusti
Blerta Deliu-Kodra, deputete nga rradhet e Partisë Demokratike të Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është deklaruar në një konferencë para mediava rreth çështjes së Trustit.
Lajme
Deliu tha se si Parti Demokratike e Kosovës, kanë propozuar disa inciativa të cilat mund të ua lehtësojnë gjendjen e qytetarëve, duke e parë që çmimet po janë gjithnjë e më të larta, shkruan lajmi.net
Si pikë të parë Deliu përmendi çështjen e Trusit ku ajo tha se: “ Duke e pa gjendjen e rëndë në ekonomi, më çmimet e larta, kemi propozuar disa çështje, ku e para është çështje e Trustit. Një çështje që është diskutuar shumë kohëve të fundit, dhe është shumë e nevojshme që qytetarët të arrijnë të marrin një pjesë të Trustit për tu përballur më gjendjen e rëndë, me këto rritje të çmimeve”.
Po ashtu deputetja e PDK-së kërkoi që mazhoranca të jetë më efektive dhe më e vëmendshme, duke parë që shumë nga seancat e fundit kanë deshtuar për mungesë të kourumit duke bërë që shumë pika të lihen anash, pa u votuar. /Lajmi.net/