Serie A liga më e vështirë

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ndien se Serie A është liga më e vështirë në nivelin taktik, nga të gjitha ligat ku ka luajtur deri tash. 30 vjeçari kishte eksperiencë në divizione të ndryshme përreth botës, duke luajtur për Boca Juniors, Corinthians, West Ham, Man United e Manchester City, para se t’i bashkohej ekipit Bianconeri…

Sport

07/03/2014 16:00

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ndien se Serie A është liga më e vështirë në nivelin taktik, nga të gjitha ligat ku ka luajtur deri tash.

30 vjeçari kishte eksperiencë në divizione të ndryshme përreth botës, duke luajtur për Boca Juniors, Corinthians, West Ham, Man United e Manchester City, para se t’i bashkohej ekipit Bianconeri verën e kaluar.

Edhe pse në Serie A nuk luajnë emra të mëdhenj të futbollit botëror, siç ishin në vitet e 90’ta dhe të 2000’ta, sulmuesi argjentinas beson se aktualisht, kjo ligë është më e vështira.

“Nga të gjitha ligat ku kam luajtur, kampionati italian është definitivisht më i vështiri dhe më taktik”, deklaroi Tevez për uebfaqen zyrtare të klubit.

Përfaqësuesi argjentinas me pas e lavdëroi Juventusin, për të cilin thotë se ka potencial të madh, brenda dhe jashtë fushës.

“Ne jemi një ekip i fortë dhe i vështirë për t’u mposhtur, ku luajmë së bashku. Juventusi është një klub i madh. Ju mund ta vërtetoni se sa i madh është ky klub në faktin se të gjitha klubet mundohen të na mposhtin”, përfundoi Tevez, i cili ka realizuar 15 gola nga 26 ndeshje këtë sezon në Serie A.