Seriali vazhdon- 18 seanca të dështuara, nuk arrihet as sot konstituimi i kuvendit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish për seancën e radhës në kuadër të përpjekjeve të konstituimit të kuvendit. Kjo është seanca e 18-të me radhë ku tentohet të arrihet konstituimi i kuvendit. Me të filluar seanca, kryesuesi Avni Dehari ka thirrur përfaqësuesit e partive politike për një konsultë- që seancat të mbahen…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish për seancën e radhës në kuadër të përpjekjeve të konstituimit të kuvendit.
Kjo është seanca e 18-të me radhë ku tentohet të arrihet konstituimi i kuvendit.
Me të filluar seanca, kryesuesi Avni Dehari ka thirrur përfaqësuesit e partive politike për një konsultë- që seancat të mbahen një herë në javë.
Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë dhe me këtë rast, kryesuesi Avni Dehari njoftoi se në seancat e kaluara partitë politke të tjera s’kanë propozuar emrat për formimin e komisionit për votim të fshehtë.
Kësisoj Dehari bëri thirrje që sërish të propozohen deputetët për anëtarë të komisionit, por si në seancat e kaluara përfaqësuesit e partive politike nuk propozuan askënd.
PDK, LDK,AAK-Nisma nuk propozuan askënd e kësisoj ky propozim dështoi. Pro ishin vetëm nga koalicioni VV,Lista Guxo dhe Alternativa.
Pas kësaj, Dehari njoftoi se ky propozim për formimin e komisionit për votim të fshehtë mori vetëm 52 deputetë për, kundër një dhe s’ka abstenime.
“Shihemi më 21 maj në ora 11:00”./Lajmi.net/