Seriali që po pëlqehet me të madhe, duhet ta shikoni edhe ju

Nëse keni nevojë të shihni diçka që t'ju mbajë nën tension, pezull dhe hera herës t'ju bëjë t'i bëni pyetje me zë të lartë ekranit të TV, filloni të shihni serialin "The Mess You Leave Behind"- "Rrëmuja që lë pas".

ShowBiz

14/12/2020 21:04

Seriali i ri është një prodhim spanjoll, me titull origjinal (El desorden que dejas) dhe u prezantua për herë të parë në Netflix më 11 dhjetor. Ka 8 episode që janë të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën.

Pa dashur t’ju zbulojmë më shumë, The Mess You Leave Behind, është një histori misteri që kombinon dy kohë të ndryshme, ku protagoniste janë dy mësuese Letërsie në një gjimnaz, të luajtura nga Inma Cuesta dhe Bárbara Lennie, transmeton Lajmi.net.

Raquel, një mësuese e re e cila sapo ka ardhur në qytezën e bashkëshortit të saj, do të zëvendësojë Viruca-n, mësuesen e letërsisë e cila ka ndërruar jetë në rrethana misterioze. Ndërkohë që Raquel përfshihet padashur në zbulimin e këtij misteri, kupton papritur që po rrezikon jetën e saj.

Dyshimi që krijohet pas çdo detaji që kërkon shpjegim, fakte të pazbuluara rreth personazheve dhe të fshehtat që mban secili prej tyre, do t’ju bëjnë ta mbaroni brenda natës serialin e ri të skenaristit dhe regjisorit Carlos Montero, i cili shkroi gjithashtu skenarin e sezonit të dytë të serialit shumë të famshëm, Elite. /Lajmi.net