Seria e animuar ‘South Park’ rikthehet në ‘Netflix’ këtë muaj

Me njoftimin e "Disney+", se do të i rikthej "The Simpsons", 'Netflix" po ashtu ka vendosur të marr aksion.

ShowBiz

13/09/2019 23:48

Platforma televizive “Netflix” ka marr një vendim për rikthimin e serisë më të pëlqyer të animuar “South Park.”

“Netflix” ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social ‘Twitter”, duke shkruar “Oh Zot, ‘South Park’, është duke ardhur në ‘Netflix’ nga 27 shtatori.”, shkruan lajmi.net.

-Sezona e parë

-Sezonat 18-21

-Një përmbledhje e – episodave më të mirë- që përfshihen ata më të pëlqyer nga fansat dhe të tjerët të zgjedhur nga kreatorët e serialit.”

Kur ‘South Park” ka dal për herë të parë, shumë prindër ia kanë ndaluar fëmijëve të tyre, për shkak fjalorit dhe humorit të papërshtatshëm, dhe kjo është ndoshta arsyeja se pse sot kjo seri është një ‘mega hit,’ dhe është kërkuar nga shumë fansa të rikthehen në platforma televizive dhe mesa duket ‘Netflix’ do ta realizojë këtë, ku fillimisht do të lansohet në Britani dhe Irlandë. /Lajmi.net/