Serena Williams tërhiqet nga French Open
Serena Williams është tërhequr nga French Open përpara ndeshjes së raundit të dytë kundër Tsvetana Pironkova, për shkak të një dëmtimi në thembër.
Sport
23 herë fituesja e titujve të mëdhenj, e cila pësoi dëmtim në gjysmëfinalet e US Open tre javë më parë, ishte emocionuese në një konferencë shtypi të mërkurën në mëngjes duke njoftuar lajmin, duke pranuar se ishte ‘duke luftuar për të ecur’.
Tërheqja do të thotë që Williams, 39 vjeç, do të duhet edhe një herë të mbajë në pritje shpresat e saj për të barazuar rekordin e Margaret Court me 24 tituj Grand Slam, përcjell lajmi.net.
”Pas një nxemje të shkurtër që pata, bisedova me trajnerin tim dhe vendosëm që gjëja më e mirë është të tërhiqem”.
”Jam duke luftuar për të ecur, kam dhimbje”, deklaroi e emocionuar tenistja amerikane. /Lajmi.net/