Serbja 83 vjeçare kthehet të vdes në Kosovë, aty ku e varrosi djalin (Video)

Viziton pothuajse çdo ditë varrezat ku prehen familjarët e saj. Madje që të ishte më pranë tyre, Vukosava Gajic e vetme u kthye nga Kurshumlia, në fshatin Lebanë afër Prishtinës, aty ku edhe jetonte më parë. 

Lajme

06/09/2014 23:35

83 vjecarja tani ka përgatitur edhe vendin ku do të prehet pas vdekjes së saj. Ajo është kthyer në Kosovë, që të vdes dhe të varroset pranë birit, nipit dhe burrit të saj.

Shtëpia në të cilën ajo tani jeton, kishte filluar të ndërtohej nga djali i saj i vrarë në vitin 1999. Me ndihmën e fqinjëve tani arriti të meremetojë një pjesë të saj.

Si e vetme që është Vukosava përballet çdo ditë me vështirësi tjera ndërkaq dy vajzat që i mbetën gjallë nga 5 fëmijët aktualisht i jetojnë në Serbi.

Ndihmat më të mëdha kësaj të moshuare serbe tani po i vien nga fqinjët.

Të premten ajo u vizitua nga ministri për Kthim e Komunitete Dalibor Jevtic i cili i dhuroi një frigorifer dhe makinë larëse.

Ani pse e fortë që ti dal zot vetes, Vukosava nuk përballon mallin që ka për të humburit e saj. Prandaj ajo lutet që Zoti t’ia marr shpirtin. (KlanKosova)