Serbia pret ndihmë nga Ronaldo kundër Shqipërisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic ka thënë se pret ndihmë nga Portugalia, për ta eliminuar Shqipërinë, dhe afruar skuadrën e tij në garë për kualifikim në Euro 2016.

Sport

01/04/2015 10:49

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic ka thënë se pret ndihmë nga Portugalia, në mënyrë që ekipi i tij të rikthehet në garë për kualifikim në Euro 2016.

“Asnjë prej ndeshjeve të mbetura nuk është më vendimtare se ajo ndaj Shqipërisë. Aty luajmë edhe shanset tona. Do kërkojmë të fitojmë patjetër dhe duhet t’ia dalim mbanë”, tha ai për mediat serbe.

Karadzic shpreson që Portugalia t’i fitojnë të gjitha ndeshjet, përveç asaj të fundit ndaj serbëve.

“Portugalia është ekipi më i fortë i grupit dhe ndaj kryesojnë renditjen. Gjithsesi, ata mund të jenë një ndihmë për ne. Do kërkojmë të fitojnë ndaj Danimarkës dhe Shqipërisë për të siguruar vendin e parë”, shtoi ai.

“Në ndeshjen e fundit të kualifikueseve, me shumë mundësi ata do vijnë në Serbi si të kualifikuar, ndaj kanë për të qenë më të lehtë për t’u mundur. Nuk kanë për të qenë maksimalisht të motivuar”, përfundoi Karadzic.