Dy njohje për një kohë të shkurtër për Kosovën, Serbia e shqetësuar i bën thirrje Sudanit ta rishqyrtojë vendimin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje dha lajmin se Sudani ka njohur shtetësinë e Kosovës. Kjo është njohja e dytë e shtetësisë së Kosovës brenda një periudhe të shkurtër pasi edhe Kenia pak kohë ditë më parë veproi njësoj si Sudani, transmeton lajmi.net. Lajmin për njohjen nga Kenia e dha ish presidenti i Kosovës, Behgjet…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje dha lajmin se Sudani ka njohur shtetësinë e Kosovës.
Kjo është njohja e dytë e shtetësisë së Kosovës brenda një periudhe të shkurtër pasi edhe Kenia pak kohë ditë më parë veproi njësoj si Sudani, transmeton lajmi.net.
Lajmin për njohjen nga Kenia e dha ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili kishte paralajmëruar edhe njohje të tjera në shtetet afrikane.
Ani pse këto janë dy njohjet e vetme prej shumë kohësh për Kosovën, fqinji verior është shqetësuar për këtë fakt.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka reaguar agresivisht – në shkelje të Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit – ndaj Sudanit rreth vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Situata aktuale politike në Sudan, e karakterizuar nga pasiguria dhe mungesa e legjitimitetit të qeverisë aktuale, vë në pikëpyetje vlefshmërinë e vendimeve të tilla ndërkombëtare. Kapaciteti i qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me rëndësi jetike për marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht në kontekstin e çështjeve që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, është e diskutueshme”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Serbisë.
“Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje qeverisë së Sudanit që të rishqyrtojë vendimin e saj, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe delikatesën e situatës”, thuhet në deklaratë./Lajmi.net/