Serbia nuk e dërgon Miss Glob-in e saj në Shqipëri!

Në edicionin e 41-të të Miss Globe, që për të 11-tën herë organizohet në Shqipëri, dhe ku do të marrin pesë 44 bukuroshe nga bota, do të mungojë përfaqësuesja e Serbisë. 

Lajme

22/10/2014 20:03

Edhe pse i është dërguar ftesa si gjithë pjesëmarrëseve tjera, shteti serb ka hequr dot nga pjesëmarrja, si pasojë e asaj që ndodhi në Beograd me 14 tetor gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi.

Alida Cenaj, zëdhënëse e shtypit të “Miss Glob” në Shqipëri, tha për KosovaPress se arsyeja e tërheqjes është ndodhia e 14 tetorit, e përpos kësaj shteti serb nuk ka ofruar asnjë lloj të dhëne rreth përfaqësueses së saj.

“Arsyeja është thënë nga ana e tyre që i tremben ndonjë incidenti në Shqipëri, të ngjashëm me atë që ndodhi në Beograd. Por, nga pala shqiptare është konfirmuar se të gjitha vajzat janë të sigurta dhe se do të trajtohen njëlloj, pavarësisht se nga cili vend vijnë, Serbia apo Kroacia etj. Mospjesëmarrja ishte vendimi i tyre dhe ne nuk mund të detyrojmë askënd të marrë pjesë me patjetër, kjo është në dëshirën e tyre”, tha Cenaj.

Ky lloj evenimenti po organizohet në Shqipëri për herë të fundit. Këtë njoftim e bëri Petri Bozo, i cili pos tjera ka dhënë edhe detajet për organizimin e “Miss Globe”.

Vajzat pjesëmarrëse do të jenë në Shqipëri qysh nesër dhe ato do të jenë aty deri me 8 nëntor, kur do të jetë nata finale dhe do të shpallen fitueset.