Serbia, notë proteste Kroacisë për heqjen e mbishkrimeve cirilike

Ministria e Jashtme e Serbisë do t’i dërgojë sot protestë të ashpër Kroacisë lidhur me vendimin Kuvendit të Qytetit të Vukovarit për ndryshimin e Statusit të qytetit, me të cilin nuk janë paraparë tabela dygjuhësore në institucionet, sheshet dhe rrugët e atij qyteti dhe me të cilin kërkohet që çdo parashtresë me alfabetin cirilik t’i nënshtrohet lutjes së posaçme dhe pagesës së taksës.

Lajme

17/08/2015 21:25

“Me ndryshimet e miratuara drejtpërdrejt mohohet përdorimi i barabartë i gjuhës dhe alfabetit, me çka shkelen të drejtat elementare të njeriut dhe minoritare të serbëve”, transmeton agjencia Tanjug komunikatën e MPJ-së.

“Republika e Serrbisë ia tërheq vërejtjen Republikës së Kroacisë se është e obliguar që t’i respektojë detyrimet e veta ndërkombëtare dhe kërkojmë reagim të menjëhershëm të organeve shtetërore të Kroacisë ndaj këtij vendimi të autoriteteve të Vukovarit, përfaqësuesit më të lartë të të cilëve këto ditë, në vitin kur bota premton 70-vjetorin e fitores mbi fashizmin, iu bënë të njohur publikut të gjerë për këndimin e këngëve ustashe nga koha e Shtetit fashist të Pavarur Kroat”, thuhet në komunikatë.

Nota e protestës do t’i dorëzohet kryerësit të punëve të ambasadës kroate në Beograd, Ivan Saboliqit.

Sot Kuvendi i Vukovarit i vot oi ndryshimet e Statutit të qytetit, me të cilat nuk parashihet më ekzistimi i mbishkrimeve dygjuhësore, respektivisht i alfabetit cirilik në institucionet, sheshet dhe rrugët e këtij qyteti.