Serbia nis rrugën e saj europiane

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ka vlerësuar se dita e sotme, në të cilën Serbia i ka filluar negociatat me BE-në për pranim, është “historike”.

Lajme

21/01/2014 11:59

Në Bruksel ka nisur punimet konferenca e parë ndërqeveritare Bashkimi Europian – Serbia, me të cilën zyrtarisht nisën negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Hapja e negociatave u bë nga disa ministra të vendeve të BE’së, Komisionari për Zgjerim Stefan Fule, dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.

Në këtë ceremoni, siç raporton Evropa e Lirë, Evangelos Venizelos, Ministër i Jashtëm i Greqisë, vend që e kryeson Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, ua ka dorëzuar Kryeministrit Ivica Dacic, Zëvendëskryeministrit Aleksandar Vucic, dhe Ministrit të Jashtëm Ivan Merkic, dokumentet kryesore të BE’së për negociata, në të cilat theksohet se “Serbia e ka arritur shkallën e domosdoshme të harmonizimit me masat për anëtarësim”.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ka vlerësuar se dita e sotme, në të cilën Serbia i ka filluar negociatat me BE’në për pranim, është “historike”.

Kjo është “ditë histoikre në rrugën për në BE”, ka shkruan zoti File në rrjetin Twitter, dhe është shprehur se “bisedimet për anëtarësim me të vërtetë kanë filluar”.

Ai më tutje, i ka uruar Serbisë fillimin e bisedimeve.

Stefan Fule

Raportohet se negociatat BE-Serbi, duhet të fillojnë me kapitullin 35 për çështje të ndryshme me të cilat përfshihen rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.