Serbia merr vendim: I mundësohet serbëve zgjatja e regjistrimit të automjeteve me targa ilegale

Në marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi të arritur në Bruksel parashihej që Kosova të mos lëshojë fletëqortime e as gjoba për ata që posedojnë targa të automjeteve ilegale, apo “KM,GL,PR” dhe të ngjashme dhe që Serbia të mos lëshojë më targa të tilla. Qeveria e Serbisë ia ka mundësuar serbëve të cilët jetojnë në veri të…

Lajme

07/12/2022 13:21

Në marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi të arritur në Bruksel parashihej që Kosova të mos lëshojë fletëqortime e as gjoba për ata që posedojnë targa të automjeteve ilegale, apo “KM,GL,PR” dhe të ngjashme dhe që Serbia të mos lëshojë më targa të tilla.

Qeveria e Serbisë ia ka mundësuar serbëve të cilët jetojnë në veri të Kosovës që të zgjasin regjistrimet e automjeteve që kanë me këto targa.

Qeveria e Serbisë sot zyrtarisht ka miratuar Dekretin për kushte të veçanta për vlefshmërinë e regjistrimit të mjeteve motorike që targa të automjeteve ilegale.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, dekreti është miratuar në seancën e djeshme, ndërsa sot hyn në fuqi, transmeton lajmi.net.

Me miratimin e kësaj rregulloreje, tash e tutje do të vazhdohet regjistrimi i të gjitha automjeteve “KM,PR,GL”, e të tjera.

Ndryshe si shkak i këtyre çështjeve në veri të vendit për një kohë të gjatë pati tensionim të situatës.

Madje serbë të shumtë të cilët ishin pjesës e institucioneve të Kosovës dhanë dorëheqje, në mesin e tyre kryetar të komunave, pjesëtarë të Qeverisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës, të Komisionit Qendror Zgjedhor, e të Doganës së Kosovës.

Në Bruksel është arritur një marrëveshje e tillë që Kosova të mos gjobisë qytetarët serbë, ndërsa Serbia të mos lëshojë më targa të ngjashme, por duket se Serbia ka gjetur mënyrën që t’ua mundësojë serbëve vazhdimin e regjistrimit të këtyre automjeteve në forma të tjera./Lajmi.net/