Serbia dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje për kontrolle të përbashkëta kufitare

16:18 | 12 Korrik 2019

Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të kontrollojnë së bashku kufirin.

Ministri i Brendshëm i Serbisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Nebojsha Stefanoviq dhe Oliver Spasovski, nënshkruan sot në Beograd një marrëveshje për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin ndërkombëtar kufitar Preshevë – Tabanovcë, përmes të cilit ndodh trafiku i pasagjerëve dhe të gjitha llojet e mallrave.

Iniciativa për nënshkrimin e një marrëveshjeje vitin e kaluar erdhi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe sot mori një kornizë formale, raporton Tanjug.