Serbia demanton rrezikun nga limonët e Turqisë

Pas alarmit të ngritur në Kroaci dhe Serbi për gjoja rrezikun nga konsumimi i limonit të lirë të importuar nga Turqia, serbe e Bujqëisë ka sqaruar se të gjitha produktet që importohen i nënshtrohen kontrollit të shërbimeve profesionale dhe se nuk ka rrezik nga përdorimi i atyre limonëve, siç u shkrua ditëve të fundit.   

Lajme

03/11/2014 20:11

Ministrja e Bujqësisë, Snezhana Bogosavljeviq-Boshkoviq deklaroi për gazetën Blic të Beogradit se të gjitha produktet që importohen janë nën kontroll të shërbimeve profesionale dhe se garantues i kësaj është vet kjo ministri.

“Nëse shërbimet tona profesionale me vulën e vet garantojnë sigurinë e produkteve, ne qëndrojmë plotësisht prapa atyre gjetjeve”, tha ajo.

Vlerat e parametrave të analizuar nga mostrat e marra prej limonëve të importuar nga Turqia janë brenda vlerave referente të parapara me Rregulloren për nivelin maksimal të mbetjeve të pesticideve në ushqim, thuhet në Inspektoratin republikan për ushqim.

Sipas ekspertëve, asnjë limon i importuar nga vendet tjera “nuk është i sigurt” dhe se të gjithë limonët janë të trajtuar me pesticide, pra jo vetëm ai që importohet nga Turqia.

“Pesticidi kontestues është i lejuar për shfrytëzim, kurse lëvorja e limonit spërkatet për të penguar prishjen  dhe për ta ruajtur më gjatë freskinë e limonit. Ai kryesisht mbetet në lëvoren e limonit, kurse tregtarët janë të obliguar që me rastin e shitjes të shkruajnë se lëvorja nuk është për përdorim. Kjo nuk është asgjë e re dhe që moti limonët, mandarinat dhe portokajtë spërkaten me këtë pesticid. Ai nuk bën pjesë në grupin e helmeve shumë të fuqishme, as nuk do të ndodhë diçka akute nëse futet në organizëm”, tha Vesna Pantiq-Palibrk, kryeshefe e Njësisë për kontrollin shëndetësor të ushqimit, duke shtuar se përdorimi i shpeshtë dhe në sasi të madhe rrit rrezikun nga kanceri.  

Edhe Kosova importon limonë nga Turqia, mirëpo tash për tash nuk asnjë reagim nga AVUK apo ndonjë isntitucion tjetër rreth kësaj dhe akoma asnjë analizë të publikuar.