Serbia çdo ditë hyn borxh 3.5 milionë euro
Që nga fillimi i vitit deri në fund të korrikut, Serbia mesatarisht për çdo ditë ka hyrë borxh 3.5 milionë euro.

Lajme
Këto janë të dhëna të Drejtorisë për borxhin publik, sipas të cilës borxhi i Serbisë është 20.89 miliardë euro (rreth 63 për qind e GDP-së).
Megjithë këto shifra, ekonomistë serbë nuk shohin rrezik nga falimentimi, transmeton koha.net.
Mirëpo, përllogaritja e Komitetit fiskal paraqitet ndryshe. Sipas kësaj përllogaritje, borxhi publik në fund të muajit qershor të këtij viti ka arritur shifrën e 21.2 miliardë eurove, përkatësisht 66 për qind të GDP-së.
Kufijtë ligjorë vendës dhe ata evropianë (pjesëmarrja e borxhit publik 60, përkatësisht e GDP-së) që moti janë tejkaluar, por për ekonomistët tempi i hyrjes borxh është ende i durueshëm dhe nuk bëhet fjalë për falimentin të Serbisë.
Serbia nuk është kandidat për faliment tin, tha për agjencisë Tanjug ekonomisti Ivan Nikoliq, duke u çuditur madje se si i është imponuar opinionit publik një pyetje e tillë.
Borxhi publik, sqaron ai, rritet shkaku i deficitit të lartë, i cili sipas të gjitha vlerësimeve sivjet do të jetë 8.3 për qind e GDP dhe do të jetë më i larti në Evropë.
Edhe kolegu i tij, Goran Nikoliq mendon se falimentimi tash për tash është larg nga Serbia, për shkak të, si thotë ai, ministri i ri i Financave përmes masave të kursimit dhe ribvalancit të buxhetit për vitin 2015 ka paraparë uljen e afatgjatë deficitit për rreth 2 për qind.