Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së
Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka arrestuar një shtetas shqiptar, pasi gjatë kontrollit në furgonin e tij është gjetur një flamur i kuq me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), transmeton lajmi.net. Sipas Policisë së Prokupljes, i ndaluari L.D., 33 vjeç, po hetohet për veprën penale “nxitje të urrejtjes kombëtare, racore…
Lajme
Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka arrestuar një shtetas shqiptar, pasi gjatë kontrollit në furgonin e tij është gjetur një flamur i kuq me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), transmeton lajmi.net.
Sipas Policisë së Prokupljes, i ndaluari L.D., 33 vjeç, po hetohet për veprën penale “nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare”.
Atij i është caktuar ndalim 48-orësh dhe pritet të dalë para Prokurorisë për procedurat e mëtejshme./lajmi.net/