Serbi – Shqipëri, shtyhet vendimi?

Vendimi i Komisionit Disiplinor të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë është shtyrë për të premten, raporton “B92”.

Sport

23/10/2014 12:43

Sipas portalit serb “B92”, vendimi i Komisionit Disiplinor të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë është shtyrë për të premten.

“Vendimi përfundimtar do të publikohet të premten, brenda ditës” kanë thënë nga UEFA për “B92”, raporton “Lajmi.net”.

Federata Serbe akuzohet për hedhjen e fishekzjarreve në fushë, përdorimin e lazerave, pushtimin e fushës nga tifozët, shqetësimin e turmave dhe organizimin e pamjaftueshëm.

Ndërkohë, UEFA bën të ditur se Federata Shqiptare e Futbollit do të hetohet për refuzimin për t’u kthyer në fushën e lojës dhe paraqitjen e një flamuri të paligjshëm. D

uket paksa e çuditshme kërkesa e UEFA-s për të hetuar edhe Shqipërinë, duke qenë se lojtarët e Kombëtares sonë nuk mund të ktheheshin në fushë pas dhunës së egër nga tifozët, por edhe forcat e policisë serbe.