Serbia i kërkon ITU-së që t’ia japë Kosovës kodin +383
Serbia ka aprovuar dhënien e prefiksit telefonik +383 për Kosovën. Ky shtet i ka dërguar letër Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit (ITU), nëpërmjet së cilës ka bërë të ditur se aprovon dhënien e prefiksit telefonik.

Lajme
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter koordinatori i EULEX-it për veriun e Kosovës, Ian Bancroft, ka bërë të ditur se ITU do t’ia jap Kosovën kodin 383.
Kodi telefonik për Kosovën ka dal si rezultat i bisedimeve në Bruksel dhe është konsideruar se Kosova do të shmang humbjen e miliona eurove nga marrja e kodit./Lajmi.net