Serbi i Tiranës: Vë bast që i shkatërrojmë shqiptarët

Ndihmës trajneri i Tiranës siguron se ndeshja Shqipëri - Serbi në Elbasan nuk do të ketë incidente.

Sport

02/10/2015 12:57

Ivan Gvozdenoviç prej pesë vitesh jeton dhe punon në Shqipëri. Nëse dikush e njeh më mirë këtë vend është ai. Gvozdenov i cka luajtur për tre skuadra shqiptare. Ndihmës trajneri i Tiranës siguron se ndeshja Shqipëri – Serbi në Elbasan nuk do të ketë incidente, raporton Albeu.

“Nuk ka eufori, ose ndoshta unë nuk e kam ndjerë diç të tillë gjatë këtyre ditëve. Të gjithë në Shqipëri flasin vetëm për sport, dhe nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Unë nuk do të shkoj në stadium, por do ta shoh me miqtë e mi në Tiranë. Do të marr vetëm 50 euro me vete, por e di që nuk do t’i shpenzoj sepse ne do të fitojmë.

Më pas ai ka lëshuar fjalë të mira për futbollin shqiptar.

“Futbolli në Shqipëri është në rritje, si në klube ashtu edhe te përfaqësuesja, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë skuadra ka Shqipëria. Nuk duhet të ndodhin më ato që pamë në Beograd.

Elbasan Arsena është një stadium i ri dhe i bukur pasi kam pasur mundësinë që të luajë aty. Gjithsesi nuk besoj se Serbia do të hasë probleme dhe do të fitojë pa shumë vështirësi”, deklaroi Gvozdenovic për mediat serbe.