Serbët u mblodhën pas mesnate në Prishtinë, Graçanicë e Leposaviq- Nuk “harruan” Kosovën as në shënim feste

Serbë të shumtë u mblodhën mbrëmë në mesnatë në anë të ndryshme të Kosovës. Në kishën e “Shën Vasil Ostroskit” në Leposaviq thuhet se një numër i madh i besimtarëve serbë u mblodhën për të parë dhe dëgjuar nga afër liturgjinë e Krishtlindjeve Ortdokse. Shënimin e Krishtlindjeve Ortodokse serbët e shënuan edhe në Graçanicë. Numër…

Lajme

07/01/2025 10:27

Serbë të shumtë u mblodhën mbrëmë në mesnatë në anë të ndryshme të Kosovës.

Në kishën e “Shën Vasil Ostroskit” në Leposaviq thuhet se një numër i madh i besimtarëve serbë u mblodhën për të parë dhe dëgjuar nga afër liturgjinë e Krishtlindjeve Ortdokse.

Shënimin e Krishtlindjeve Ortodokse serbët e shënuan edhe në Graçanicë.

Numër i madh i tyre u bën bashkë në mesnatë për të dëgjuar liturgjinë e Shën Gjon Gojartit.

Edhe në këtë shënim feste, serbët assesi nuk harruan të flisnin për Kosovën dhe ëndrrën e tyre që vendi të jetë pjesë e tyre.

Ngjashëm serbët u mblodhënn mbrëmë edhe në Prishtinë. Krishtlindjet Ortodokse të tyre u shënuan në kishën e Shën Nikollës në kryeqytet./Lajmi.net/