Serbët s’ndalen së votuari – Dyfish përqindja e daljes në votime në komunat me shumicë serbe se sa në krejt Kosovën
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës po shënojnë pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që po mbahen sot. Sipas të dhënave të publikuara nga njohësi i proceseve zgjedhore, Eugen Cakolli, deri në mesditë dalja e votuesve në këto komuna ka kaluar 24 për qind, duke qenë gati dyfish më e…
Lajme
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës po shënojnë pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që po mbahen sot.
Sipas të dhënave të publikuara nga njohësi i proceseve zgjedhore, Eugen Cakolli, deri në mesditë dalja e votuesve në këto komuna ka kaluar 24 për qind, duke qenë gati dyfish më e lartë se mesatarja e përgjithshme në nivel vendi.
Kjo pjesëmarrje e lartë vërehet veçanërisht në komunat veriore me shumicë serbe, të cilat po kryesojnë në statistikat e daljes në votime krahasuar me pjesën tjetër të Kosovës.
Ndërkohë, në nivel vendi, pjesëmarrja deri në mesditë është dukshëm më e ulët, çka ka krijuar një dallim të konsiderueshëm mes komunave me shumicë serbe dhe atyre me shumicë shqiptare.
Të dhënat tregojnë se veriu i vendit vazhdon të ketë mobilizimin më të madh të votuesve në këto zgjedhje, /Lajmi.net/